Tërmeti katastrofal, Shkupi me aktivitete për shënimin e tërmetit
Me rastin e 26 korrikut, që shënohet si Dita e Solidaritetit që nga tërmeti.....

Me rastin e 26 korrikut, që shënohet si Dita e Solidaritetit që nga tërmeti i vitit 1963 në Shkup, u lëshua në përdorim pjesa e zgjeruar e punktit të të pastrehëve në Momin Potok, si dhe u mbajt aksion nga Kryqit i Kuq për dhurimin e gjakut.
“Qyteti i Shkupit sivjet paratë e ndara për pritjen e Vitit të Ri, në vlerë prej 2 milion denarëve, i dhuroi për zgjerimin e kapacitetit të punktit të të pastrehëve. Me këto 2 milionë denarë është zgjeruar dyfish kapaciteti. Më herët, në këtë punkt ka pasur vetëm 16 krevate, tani kjo është dyfishuar, gjithashtu janë shtuar edhe dy dush kabina, është siguruar i gjithë invantari dhe prej tani e tutje ky punkt do të shfrytëzojë edhe ngrohje solare, për ujë të ngrohtë dhe ngrohje gjatë dimrit”,- deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
Sa herë që vjen kjo datë, familjarët i kujtojnë me dhimbje momentet e tmerrit që përjetuan.
“Kam humbur vëllanë 30 vjeç, nusen e vëllait 29 vjeç dhe dy nipat e mi, njeri 8 vjeç dhe tjetri 3 vjeç. Janë kujtime shumë të dhimbshme, të cilat nuk mund të shlyhen nga kujtesa”,- u shpreh një qytetar.
“Kam humbur babanë dhe më kanë treguar se nëna ime ka qenë shtatzënë në momentin kur ka ndodhur tërmeti, ndërsa unë kam lindur pas tre muajsh. Do të doja që asnjëherë të mos përsëritet. Babanë tim nuk arrita ta njoh”,- tha një qytetar.
Më 26 korrik të vitit 1963 Shkupin e dridhi një tërmet i fuqishëm ku jetën e humbën 1.070 persona, ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë. Që atëherë kjo datë në Maqedoni shënohet si Dita e Solidaritetit. (Farije Dauti-Bakiju, TVM2)
