Angjushev: Respektohen marrëveshjet investitorë - qeveri
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev....

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pas takimit me investuesit e huaj të cilët shfrytëzojnë subvencione shtetërore, tha se marrëveshjet e të gjithë investuesve që shfrytëzojnë subvencione shtetërore do të respektohen nga ana e Qeverisë në tërësi.
Sipas tij, marrëveshjet përmbajnë detyrime për të dyja palët dhe nëse investuesit i kanë përmbushur detyrimet e veta nga marrëveshja, ajo do të respektohet në tërësi, ndërsa në të kundërtën do të shfrytëzohen të gjitha mjetet të cilat janë në dispozicion për mbrojtjen e pronës shtetërore.
“Çdo investues i huaj në bazë të modelit i cili do të jetë i zhvilluar, do të mund të gjejë veten dhe të dijë paraprakisht se çfarë ndihme financiare do të marrë dhe kjo do t’i japë mundësi qeverisë që të modelojë investues të huaj të cilët do të mund t’i ndihmojnë ekonomisë së Maqedonisë”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Angjushev paralajmëroi se nga shtatori do të përgatitet lloj i ri i marrëveshjes ku krahas benefiteve të deritanishme të investuesve të huaj për infrastrukturë dhe për mbulimin e një pjese të shpenzimeve, do të ketë klauzolë ku subvencionet do të varen nga lartësia e pagës neto që ua ofrojmë investuesit të punësuarve. (Besim Abdullai, TVM2)
