Ilija Dimovski: Kuvendi vendos për nënshkrimin e marrëveshjes

26.07.2017 16:39

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë seancë kuvendore.....

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë seancë kuvendore të hapur dhe urgjente para nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Sipas deputetit të VMRO-së, Ilija Dimovskit, Kuvendi duhet të rishikojë marrëveshjen dhe të sjellë konstatime nëse duhet të firmoset. Marrëveshja, siç tha ai, është e dëmshme për Maqedoninë.

“Kuvendi duhet në mënyrë transparente dhe të hapur të vendos për marrëveshjen. Qeveria mundet në afat të shkurtër të fsheh kontratën, sepse marrëveshja nuk është e mirë për Maqedoninë, por herët a vonë do të duhet ta publikojë. Ata përpiqen të fshehin këtë marrëveshje, por presioni nga dita në ditë është më i fortë dhe kjo marrëveshje sot, nesër, pas pesë ditësh, dhjetë ditë do të shohë dritën e opinionit”,- deklaroi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Nëse LSDM-ja vendosi të shkojë e vetme në këtë proces, pa mbështetjen e shumicës së qytetarëve, pa përfshirjen e opozitës, mund të jetë një dëmtim i plotë i Maqedonisë dhe interesave të saj, tha Dimovski.

Me njoftimin se Qeveria ka vendosur të nënshkruajë kontratën, ranë në ujë të gjitha skenat e rreme për përfshirjen e opozitës dhe Kuvendit në proceset kryesore strategjike dhe vendimet për vendin. Nuk ka transparencë, nuk ka përgjegjësi. Na u prezantua një tekst i cili, sipas Sofjes zyrtare, nuk do të mund t'i nënshtrohet ndonjë ndryshimi, anasjelltas Zaevi e dha fjalën se teksti mund të pësojë ndryshime dhe përmirësime që synojnë përfshirjen e vërejtjeve tona”,- tha Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE.

Gjithashtu njëzet e gjashtë historianë, doktorë të shkencave historike dhe profesorë universitarë kundërshtojnë dhe refuzojnë përpjekjet për ridefinim, ndryshim dhe falsifikim të historisë maqedonase. Ata përmes një letre me shkrim kërkojnë nga qytetarët që të dalin në mbrojtje të emrit kushtetues, gjuhës dhe historisë maqedonase. (Sanije Duraku, TVM2)