Maqedoni

Gjykata Supreme vendim për lëndët e PPS-së, paraburgim për Grujovskin dhe Boshkovskin

26.07.2017 18:00

Gjykata Supreme ka konfirmuar vendimin për paraburgim prej 30 ditëve të Gjykatës së Apelit...

Gjykata Supreme ka konfirmuar vendimin për paraburgim prej 30 ditëve të Gjykatës së Apelit për dy të akuzuarit nga PPS në lëndët “Target” dhe “Fortesa”, Goran Grujoskit dhe Nikolla Boshkovskit, ndërsa Toni Jakimovskit vetëm do t’i merret pasaporta shtetërore dhe ajo diplomatike, si masë kujdesi, i cili momentalisht është drejtor gjeneral i Organizatës SELEK, me qendër në Bukuresht.
 
PPS ka kërkuar paraburgim për shkak të ndikimit të mundshëm mbi dëshmitarët dhe mundësisë për arratisje.
 
Përmes Goran Grujevskit - ish-shef i Drejtorisë së Pestë në MPB, Toni Jakimovski - ish shef i Kabinetit të Sasho Mijallkovit dhe Nikolla Boshkovski, duhet të vërtetohet se kush ka përgjuar në mënyrë të paligjshme në vend dhe për nevojat e kujt, por edhe si janë shkatërruar sistemet për ndjekjen e komunikimeve në MPB.
 
PPs-ja sqaroi se në mënyrë të paligjshme janë përgjuar mbi 500 numra telefonikë. Janë ndjekur politikanë, biznesmenë, afaristë dhe gazetarë.
 
Gjykata Penale fillimisht vendosi që t’ua marrë pasaportat, por pas ankesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata e Shkallës së Dytë, ajo e Apelit, e ka pranuar kërkesën e PPS-së dhe u ka shqiptuar 30 ditë paraburgim, pas së cilës pala mbrojtëse ishte ankuar në Gjykatën Supreme.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI