Maqedoni
Në Makedonski Brod dhe Zhelinë, flakët e zjarrit ende të palokalizuara
26.07.2017 19:55
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar se ende janë aktivë...

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate me shkrim ka njoftuar se ende janë aktivë zjarret që kanë përfshirë një pjesë të rajonit Trebovle - Makedonski Brod.
Flakët e zjarrit kanë filluar të përhapen që nga e hëna dhe akoma janë aktivë, njofton MPB. Rreth gjashtë hektarë sipërfaqe është përfshirë nga zjarri në atarin e f. Trebovle - Makedonski Brod, i cili është përhapur pardje, ndërsa akoma nuk është lokalizuar dje dhe për shkak të erës së fuqishme është aktiv dhe po përhapet, kumtoi MPB.
“Nga zjarri janë përfshirë rreth pesë deri në gjashtë hektarë pronë private dhe shtetërore. Nga ekipet e Ekonomizimit me pyje në Sandanski dhe Makedonski Brod, Njësiti i zjarrfikësve dhe dy aeroplanë të angazhuar përmes Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe komuna Makedonski Brod janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e zjarrit”,- thuhet në Buletin.
Akoma është aktiv edhe zjarri mbi digën “Kozjak”, i cili për shkak të erës së fuqishme, është duke u përhapur dhe ka mundësi ta kaplojë fshatin Lukovicë - Komuna e Zhelinës. Janë duke u ndërmarrë masa për shuarjen e tij.
