Botë
Përmbytje në veri të Gjermanisë
26.07.2017 20:23
Reshjet e mëdha të shiut në Gjermani sot kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të veriut të vendit...

Reshjet e mëdha të shiut në Gjermani sot kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të veriut të vendit, për shkak të së cilës është dashur të evakuohen edhe banorë të vendeve të caktuara, ndërsa disa është dashur para shtëpive të tyre të vendosin thasë me rërë që të mbrohen nga prurjet e ujërave.
Është mbyllur qendra e qytetit Gosllar, në rajonin e malit Harc, në perëndim të Berlinit, ndërsa një hotel dhe qendra për të moshuar janë evakuuar sepse sheshi qendror është përmbytur./MIA
