Botë

Egjipt: Me tanke shkel një automobil në të cilin ka pasur terroristë dhe shpërthyes

26.07.2017 21:53

Forcat e armatosura egjiptiane e lavdëruan shoferin e tankut i cili shkeli një automobil...

Forcat e armatosura egjiptiane e lavdëruan shoferin e tankut i cili shkeli një automobil, në të cilin ndodheshin terroristë dhe mjete shpërthyese dhe në këtë mënyrë i shpëtoi jetët e rreth 60 personave.
 
Katër terroristë, të armatosur me pushka dhe mjete shpërthyese janë vozitur në automobilin, duke iu afruar post-bllokut në qytetin egjiptian El Arish. Ata në mënyrë të dyshimtë i janë afruar post-bllokut, ndërsa atëherë i ka bllokuar tanku. Në incizimin shihet se si shoferë nga automjete tjera ikin, me ç'rast tanku kaloi përmbi automobilin.
 
Shpejtë pastaj, ka pasuar shpërthim i fuqishëm, në të cilin është ngre në erë automobili. tani për tani nuk është bërë e ditur se nëse shpërthimi është pasojë e kalimit të tankut mbi automobilin, ose ndonjëri nga terroristët ka mbijetuar dhe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes.
 
Terroristët në automobil kanë pasur pushka automatike./mia