Maqedoni

Tre të lënduar në gjashtë aksidente në Shkup

27.07.2017 12:23

Në Shkup në njëzetë e katër orët e kaluara janë evidentuar gjashtë aksidente në të cilat më lehtë janë lënduar tre persona...

Policia rrugore gjatë ditës së kaluar ka sanksionuar 20 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, ndërsa një shofer e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni.
 
Dy shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, katër shoferë nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, si dhe 16 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 62 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.
 
Me automjetin special "karrotreci" janë larguar gjtihsej 51 automjete./mia