Botë

Shtetasi rus që kërkohej nga ShBA-të, kapet në Greqi

27.07.2017 13:08

Një shtetas rus, i cili kërkohej nga ShBA-të me pretendim se nëpërmjet internetit ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarësh...

Një shtetas rus, i cili kërkohej nga ShBA-të me pretendim se nëpërmjet internetit ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarësh, u kap në qytetin e Selanikut në Greqi.

Në një deklaratë nga Drejtoria Policore e Greqisë thuhet se në operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me zyrtarët amerikanë, 38 vjeçari, shtetas i Rusisë, është kapur në një dhomë hoteli dhe se janë konfiskuar pajisjet elektronike të të dyshuarit.

Në deklaratë thuhet se shtetasi rus kërkohej nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë me pretendim se është pronari i një prej faqeve të internetit më të mëdha të krimeve kibernetike dhe se që nga viti 2011 e deri më tani ka bërë larje parash në vlerë prej 4 miliardë dollarë nëpërmjet monedhës virtuale “Bitcoin”.