Botë
Një kinez është zënë me kolegun, dhe e ka vrarë me thikë
27.07.2017 13:31
Tre persona janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar sot në mëngjes në pjesën qendrore të Kinës...

Tre persona janë vrarë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar sot në mëngjes në pjesën qendrore të Kinës, kur një burrë me thikë në zyrë ka sulmuar një koleg, e pastaj disa kalimtarë në rrugë.
Të tre viktimat, 40 vjeçari Vang Siang i ka sulmuar në zyrën e qytetit Vuhan pas grindjes me një koleg. Vang pastaj është larguar në pjesë tjetër të qytetit, ku ka sulmuar kalimtarë të rastit.
Policia ka shtënë në të, por nuk janë kumtuar hollësi për gjendjen e tij./mia
