Botë

Dy të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Greqi

27.07.2017 16:31

Dy burra e humbën jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël, mbetjet e të cilit u gjetën sot në afërsi të Larisës...

Dy burra e humbën jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël, mbetjet e të cilit u gjetën sot në afërsi të Larisës, pasi mbrëmë është zhdukur nga radari, njoftoi korrespondenti i MIA-s.
 
Trupat e të dy burrave janë transferuar në Spitalin e përgjithshëm në Larisë.
 
"Fluturakja 'Ultralajt TL-20' u rrëzua në afërsi të pistës 17 të aeroklubit Larisa", deklaroi kryetari i aeroklubit Hristos Litaris për agjencinë shtetërore greke të lajmeve ANA-MPA.
 
Dy udhëtarët, biznesmeni Donisis Cekuras, i cili ka qenë pronar i aeroplanit dhe toger Nikos Grigoriu, kanë qenë pilotë me përvojë./mia