Maqedoni

Zaev: mosdorëheqja e Zvërlevskit i pengon reformat

27.07.2017 19:07

Refuzimi i kryeprokurorit, Marko Zvërlevskit, për të dhënë dorëheqje, është arsyeja e mosnisjes së reformave në sistemin e drejtësisë...

Refuzimi i kryeprokurorit, Marko Zvërlevskit, për të dhënë dorëheqje, është arsyeja e mosnisjes së reformave në sistemin e drejtësisë, vlerëson kryeministri, Zoran Zaev.
 
Por, gjithsesi, shkarkimi është në kompetencë të Kuvendit dhe duhet të veprohet në pajtueshmëri me Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit, thotë kryeministri. 
 
“Nuk ka asnjë arsye që të ndjehem përgjegjës për diçka që unë e hap si kryetar partie dhe angazhohem për reforma urgjente në gjyqësor, por nuk e kam ndërmend të ndërhyjë në punë e gjykatave në lidhje me sjelljen e vendimeve, e as në punën e Kuvendi për shkarkimin e prokurorit publik, Mark Zvrlevski. Kuvendi, në pajtueshmëri me ligjin, është kompetent për punët e tij, ka përgjegjësitë e veta dhe vetë përgjigjet para qytetarëve, ai na zgjedh dhe ai mund të na shkarkojë”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
 
Duke mos dashur të komentojë vendimet e gjykatës rreth paraburgimeve të ish-funksionarëve të DSK-së, Zaevi tha se çdo vendim gjyqësor i ka pasojat e veta, prandaj gjykatësit duhet të sjellin vendime në përputhje me ligjin. 
 
“Duke mos shqiptuar paraburgim, shohim që njerëzit po arratisen. Nëse shqiptojnë paraburgim, atëherë kjo patjetër duhet të bëhet në pajtim me ligjin. Ata e dinë pjesën e tyre të kompetencave ligjore dhe besoj që do të vendosin, në pajtueshmëri me kushtetutën, ligjin dhe në pajtim me bindjet e veta”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
 
Kryeministri Zaev hodhi poshtë zërat se Qeveria ka problem gjatë emërimit të drejtorëve në institucionet shtetërore.
 
“Po veprohet në pajtueshmëri me dispozitat ligjore. Do të ndryshohen personat që dhanë dorëheqje dhe atje ku strategjikisht është e nevojshme, ndryshimi i drejtorëve do të bëhet në bazë të ligjit, por profesionistët do të ngelin në punë”,- tha Zaevi. 
 
SANIJE DURAKU