Maqedoni
Famija Osmani nga Veshalla apelon për ndihmë Tel. 072 631 395
07.06.2014 18:44
Në mes të malit Veshallë, 18 kilometra larg Tetovës, jetojnë në mjerim të thellë Ramize Osmani...

Në mes të malit Veshallë, 18 kilometra larg Tetovës, jetojnë në mjerim të thellë Ramize Osmani, më dy fëmijët e saj, nënën dhe motrën.
Varfëria në këtë familje është ulur këmbëkryq , këtë e bëjnë të qartë edhe pamjet që filmoi kamera jonë.
Familja pesë anëtarëshe vite të tëra jetojnë duke pritur që dikush t’ua zgjasë dorën , pa ndihmën rastësore të të tjerëve, ata nuk do të mund të mbijetonin.
Ata janë mbytur në borxhe tek të gjitha dyqanet e fshatit, asnjëherë vetë nuk kanë qenë në gjendje të kalojnë një muaj dhe listat e gjata dhe pritja e pronarëve të dyqaneve, i kanë shpëtuar nga më e keqja.
Familja Osmani pret çdo ditë me shpresë se dikush mund t’ju dalë në ndihmë , jo me shuma të mëdha por vetëm sa të mbajnë frymën gjallë dhe për të rregulluar sadopak kushtet e mjerueshme në të cilat jetojnë.
HAMIDE IBRAHIMI
