Ekonomi
Ekonomi, takim OEMVP - kabineti qeveritar
27.07.2017 19:23
OEMVP realizoi takim me anëtarët e saj dhe kryeministrin, Zoran Zaev. Kërkesat kryesore të OEMVP-së...

OEMVP realizoi takim me anëtarët e saj dhe kryeministrin, Zoran Zaev. Kërkesat kryesore të OEMVP-së ishin mbështetje për zhvillim rajonal të barabartë, rregullim infrastrukturor të zonës ekonomike në Vizbeg, zbatim joseleksionues të ligjeve, qasje më të lehtë tek financat, regjistrim të popullsisë, transparencë dhe llogaridhënie.
“Ne si odë ekonomike duhet të bazohemi për një funksionim më të mirë dhe efikas, duke u fokusuar në shtyllat bazë, të cilat janë transparenca dhe llogaridhënia, zvogëlimi i zhvillimi të pabarabartë rajonal ekonomik, braktisja e mitit të lirë të fuqisë punëtore, ulja e papunësisë dhe krijimi i strategjisë afatmesme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e BPV-së për 4% në katër vitet e ardhshme”,- deklaroi kryetari, Nebi Hoxha.
Nga ana tjetër, kryeministri Zaev theksoi se 80 për qind të kërkesave të OEMVP-së janë të inkorporuara në programin ekonomik të qeverisë.
Sipas tij, 90 milionë euro ose një për qind e BPV-së në vit do të realizohen për zhvillim rajonal të barabartë. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të ketë edhe të ashtuquajtura meny ndihmë për kompanitë ku secila kompani që ka biznes plan do të zgjedh mënyrën e saj.
“Pakoja shtesë është ndihmë direkte e shtetit nëpërmjet mijëra eurove të cilat janë të dedikuara për kompanitë por të lidhura me disa kritere, nga numri i përgjithshëm i punëtorëve, niveli i rrogave, sa kompanitë furnizohet nga prodhimi vendor, projekti sa është i rrumbullakuar në aspekt të ekologjisë si dhe kriteriume tjerat. Do të ketë lirim nga tatimi personal dhe tatimi I fitimit dhe bëhet fjalë për greenfield investime të cilët hapin vende të reja të punës”,- theksoi kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Ndërkohë, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se me rebalancin e fundit Ministria e Ekonomisë ka siguruar 10 milionë denarë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
“Ne si Ministri e Ekonomisë jemi duke shqyrtuar mundësinë për tërheqjen e investimeve nga diaspora për t’i ofruar lehtësime shtesë diasporës tonë e cila do të vendos që kapitalin e fituar jashtë vendit ta investojnë në vendlindje”,- u shpreh ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Për OEMVP-në, një nga problemet më të mëdha për momentin është zona në Vizbeg, e cila ende nuk është zonë industria, ndërsa punojnë rreth 2500 punëtorë dhe ka qarkullim mbi 600 milionë euro.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, tha se problemet në këtë zonë së shpejti do të zgjidhen.
“Më 7 gusht në orën 12 kemi lënë takim me kompanitë në atë zonë dhe një nga punët e para në këtë funksion ishte edhe vizita e asaj zone. Unë i di problemet e asaj zone, do të mundohemi që t’i zgjidhim në mënyrë sa më efikase”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
Sa i përket zhvillimit rajonal, ai tha se kanë filluar punët në kuadër të një projekti të financuar nga qeveria e Zvicrës, i cili parasheh një softuer për evidentimin e secilit investim në shtet, ku qartë në fund do të shihet se ku janë shpenzuar të gjitha parstë nga buxheti.
GAZMEND KURTISHI
