Maqedoni

Ministria e Pushtetit Lokal dhe BE, projekt për përmirësimin e qeverisjes lokale

27.07.2017 19:40

“Përmirësimi dhe avancimi i qeverisjes lokale” është projekti i ri i Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të Bashkimit Evropian...

“Përmirësimi dhe avancimi i qeverisjes lokale” është projekti i ri i Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të Bashkimit Evropian që do t’u ndihmojë komunave në 30 muajit e ardhshëm të sigurojnë më shumë mjete financiare dhe shërbime më të mëdha dhe më cilësorë për qytetarët.
 
Projekti do të realizohet në tre faza, e para do të ketë për qëllim përmirësimin e shërbimeve tashmë të decentralizuara, faza e dytë - për ndërmarrjen e shërbimeve të reja në përputhje me planet zhvillimore lokale dhe faza e tretë - sigurimi i më shumë mjeteve.
 
“Është gjithashtu e rëndësishme të përmirësohen kapacitetet e komunave për të mbledhur taksat lokale dhe menaxhimin transparent të financave publike. Shumë e rëndësishme është se projekti do të ofrojë udhëzime për financimin e qëndrueshëm të komunave, të bazuar mbi analizat krahasuese të shteteve anëtare të BE-së”,- u shpreh ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu.
 
“Niveli i vetëqeverisjes lokale, të cilin e tregon pushteti lokal, është thelb për demokraci dhe transparencë të vërtetë të tyre, mirëpo janë të pamjaftueshme kompetencat ligjore për të kryer funksione specifike, pasi që komunat thonë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për të bërë këtë. Për këtë arsye është tejet e rëndësishme që të përmirësohen kapacitetet e komunave për të mbledhur taksat lokale”,- u shpreh shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.
 
Për ministrin e Financave, Dragan Tedovskin, nuk ka dyshime se avancimi i vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimi fiskal i tyre është i mundshëm vetëm me pavarësinë financiare të komunave. 
 
“Procesi i avancimit të komunave duhet të jetë i mbështetur me strategji reformuese dhe të ketë transparencë më të madhe me shpërndarjen e mjeteve për komunat. Për realizimin e suksesshëm të reformave për decentralizimin fiskal është më se e nevojshme të përforcohet paraprakisht korniza e pavarësisë së të ardhurave”,- u shpreh ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Projekti në fjalë kap vlerën prej 2. 3 milion eurosh. 
 
REXHEP QAMILI