Maqedoni
Debat për ndryshime në Ligjin për të drejtat e autorit
27.07.2017 19:51
Ministria e Kulturës është duke punuar në projektligjin për ndryshe në Ligjin për të drejtën e autorit...

Projektligjin ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski, e prezantoi në debatin publik, ku theksoi se ndryshimet synojnë zgjidhje të mirëfilltë.
“Ministria e Kulturës për periudhën e ardhshme ka vendosur për qëllim të bëjë përpjekje të plota për krijimin e kushteve për përmirësimin e pozitës së autorëve dhe bartësve të të drejtave që në vitet e kaluara ishte lënë në margjina të shoqërisë tonë”,- theksoi ministri i kulturës, Rober Allagjozovski.
Ndërsa Bodan Arsovski nga industria e muzikës shpreson se ndryshimet ligjore do të jenë sipas standardeve evropiane.
“Është vërtetuar se industrisë së muzikës në Maqedoni në mënyrë të padrejtë u është marrë licenca në dhjetor të vitit 2015. Tash aktualisht ju është rikthyer leja për punë. Të drejtat janë pronë private e artistëve, autorëve dhe prodhuesve. Është pronë e jona dhe ne do të vendosim me përdoruesit si ajo do të shkojë më tej në përdorim”,- theksoi Bodan Arsovski nga Industria e Muzikës në Maqedoni.
Ministri i Kulturës, Allogjozovski, tha se nuk do të ketë licenca të reja deri në ndryshimet e Ligjit për të drejtat autoriale.
REJHANE BUSHI-METAJ
