Ambasadat amerikane në Shkup dhe Sofje, përshëndesin marrëveshjen Maqedoni-Bullgari
Ambasadat e ShBA-së në Shkup dhe në Bullgari përmes një deklarate të përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes...

Ambasadat e ShBA-së në Shkup dhe në Bullgari përmes një deklarate të përbashkët e përshëndetën miratimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe të Bullgarisë.
“Marrëveshja i konfirmon lidhjet e afërta mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe e dëshmon vullnetin e mirë nga ana e të dy vendeve që ta përforcojnë bashkëpunimin ndërmjet veti në interes të qytetarëve. Angazhimi i tillë paraqet shembull inkurajues për zgjidhjen e çështjeve kontestuese mes fqinjëve dhe për përforcimin e stabilitetit politik dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ne i përshëndesim Maqedoninë dhe Bullgarinë për këtë hap historik drejt së ardhmes”,- thuhet në deklaratën e ambasadave të ShBA-së në Shkup dhe në Sofje.
