Kulturë

U mbajt manifestimi “Java kulturore shqiptare” në Kumanovë

27.07.2017 20:37

Me moton “Mërgimtarë vendlindja ju mirëpret”, Shoqata “Java kulturore shqiptare” në Kumanovë, për të shtatën herë radhazi...

Me moton “Mërgimtarë vendlindja ju mirëpret”, Shoqata “Java kulturore shqiptare” në Kumanovë, për të shtatën herë radhazi u mbajt manifestimi kulturor  me këngë e valle popullore kushtuar mërgimtarëve tanë të cilët gjenden për pushime në vendlindje.
 
Manifestimit, i cili u mbajt në sheshin e Kumanovës, i parapriu një parakalim i ansambleve pjesëmarrëse nëpër rrugët qendrore të qytetit.
 
“Të nderuar bashkatdhetarë, mirë se na erdhët nga diaspora, mirë se keni ardhur në manifestimin e shtatë kulturor të “Javës kulturore shqiptare”. Enkas për Ju kemi organizuar një manifestim, ku ne dëshirojmë mirëseardhje dhe dëshirojmë që të kaloni sa më mirë në këtë manifestim të shtatë me radhë. Shpresojmë se me ansamblet tona dhe programin e përgatitur enkas për ju do të kaloni çaste të këndshme”,- deklaroi drejtori i JKSh-së, Agim Behluli.
 
Në këtë manifestim morën pjesë dy ansamblet nga Shkupi “Emin Duraku” dhe “Ibe Palikuqi”, Ansambli “Rrezet e Strugës” nga Struga dhe Grupi burimor  “Tradita” nga Kumanova.
 
NEXHAT AQIFI