Botë
Putini: do të hakmerremi për sanksionet
27.07.2017 22:03
Presidenti rus, Vlladimir Putin, ka paralajmëruar hakmarrje për sanksionet...

Duke folur nga Finlanda, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, shefi i Kremlinit iu përgjigj interesimit të mediave në lidhje me bllokun e ri të sanksioneve amerikane që kaluan në Dhomën e Përfaqësuesve.
“Do të duhet të shohim tekstin final të këtyre sanksioneve dhe më pas të marrim një vendim. Por, ne nuk mund të rrimë duarkryq. Po na sos durimi dhe do të duhet të hakmerremi ndaj arrogancës amerikane”,- tha Putini.
Për presidentin rus sanksionet e reja amerikane janë “ekstremisht cinike”.
