Futboll

Po afron mundiali ”Brazil 2014“

08.06.2014 17:26

Sa po afron Kampionati botërorë Brazili 2014 po bie edhe intensiteti I ndeshjeve miqësore...

Sa po afron Kampionati botërorë Brazili 2014 po bie edhe intensiteti I ndeshjeve miqësore.
 
Kampioni actual botëror Spanja arriti të feston në Nju Jork kundër kombëtares së Salvadorit me rezultat 2 me o me golat e David Viljes në minutat 6o dhe 87 I cili arriti në 58 gola për kombëtaren e furis së kuqe. Pas këtij takimi vjen lajm I mirë për strategun spanjoll Dell Boske ngase dy futbollistët e lënduar Diego Kosta dhe Huafran luajtën pothuajse tërë takimin.
 
Dy kombëtaret pjesmërrëse në Mundijal, Anglija dhe Hondurasi në Majemi luajtën baraz pa gola o me o.Futbollistët e “Albionit krenar”kishin më tepër zotimin e topit, krijuan raste shënimi mirëpo kursesi nuk aritën të tejkalojnë mbrojtjen granite të Hondurasit të cilët takimin e përfaunduan me 10 lojtarë.Për shkak të motit të lig ky takim qe nderpre pothuajse për një orë.
 
Mot I lig edhe në Bruksel. Për shkak të shiut të madh futbollistët e të dyja skuadrave ishin të detyruar të kthehen në zhveshtore.Në fund Belgjika festoi 1-o me golin e Mertens në minutën e 89.Adnan Jonuzaj në këtë takim ka shkëlqyer duke demonstruar lojë të shkëlqyeshme.
 
Arxhentina me formacion të kombinuar në La Plata festoi kundër Sllovenisë me rezultat 2 me O. Golashënues ishin Alvarez në minutën e 12 dhe Lionel Mesi në të 76.
 
Formacioni I SHBA-ve, ka pasur një performans të mirë kundër reprezentacionit të Nigerisë ndaj të cilëve kan festuar me rezultat 2-1. Në Xheksonvill amerikanët iu gëzuan fitores me autor të golave Altidor dy, ndërkaq për mysafirët shënoi Mozes nga pika e bardhë.
 
ARTAN ZIBERI