Botë

Në Detin Egje shpëtohen 177 emigrantë

28.07.2017 14:17

Në 24 orët e fundit në pjesën e Detit Egje, autoritetet greke i kanë shpëtuar mbi 177 emigrantë dhe refugjatë...

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, Roja bregdetare greke kumtoi se emigrantët janë shpëtuar në tre incidente të cilat kanë ndodhur midis ishujve Samos dhe Lezbos.
 
Në operacionet për shpëtim nuk ka emigrantë dhe refugjatë të lënduar.
 
Sipas të dhënave të autoriteteve greke, në Greqi për momentin ka mbi 62.000 refugjatë dhe emigrantë./mia