Maqedoni

Marrëveshja sociale: sektori privat të përfshihet në shërbimet sociale

28.07.2017 15:24

Në Maqedoni është prezantuar iniciativa për vendosjen e modelit për marrëveshje sociale si dhe rezultatet nga analizat...

Në Maqedoni është prezantuar iniciativa për vendosjen e modelit për marrëveshje sociale si dhe rezultatet nga analizat për dobinë nga zbatimi i këtij modeli nga SOS fshati i fëmijëve,UNICEF dhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
 
Iniciativa parashikon që sektori privat të përfshihet në dhënien e shërbimeve sociale, sepse sipas hulumtimeve të prezantuara nga analizat e kryera, përcaktimi i rolit të shtetit dhe sektorit privat është me rëndësi në vendosjen e sigurimit dhe monitorimit të mbrojtjes së kategorive të rrezikuara të qytetarëve.
 
“Me zbatimin e dokumenteve shteti do ta ketë mundësinë e rregulluar me ligj që të angazhojë ofrues privatë të shërbimeve sociale në sistemin e mbrojtjes sociale”,- deklaroi drejtoresha kombëtare e SOS Fshatit të Fëmijëve, Julijana Gapo.
 
“Për sistemin e mbrojtjes sociale do të duhet të kujdesemi bashkërisht që të marrë imazhin që është i përshtatshëm për shekullin e XXI, si dhe t’i ndjekim trendet ndërkombëtare se si rrjeti i shërbimeve sociale duhet të duket, të ndjekim trendet sa dhe çfarë mjete duhet të transferojë shteti drejt qytetarëve të cilët materialisht nuk janë të siguruar ose janë në një rrezik tjetër social”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, a.
 
SOS Fshati i Fëmijëve – Maqedoni do t’ia dorëzojë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dokumentet e hulumtimit mbi modelin, si dhe shpresojnë që jo vetëm të pranohen por  të njëjtat edhe të shfrytëzohen dhe zbatohen.
 
REJHANE BUSHI-METAJ