Maqedoni

VMRO: PPS, dorë e zgjatur e LSD-së

28.07.2017 15:39

Edhe sot përfaqësues të VMRO-së vazhduan me akuzat ndaj punës së Prokurorisë Speciale, duke e konsideruar të njëjtën...

Edhe sot përfaqësues të VMRO-së vazhduan me akuzat ndaj punës së Prokurorisë Speciale, duke e konsideruar të njëjtën si dorë e zgjatur e partisë maqedonase në pushtet, LSDM-së.
 
Sipas përfaqësuesve të VMRO-së, Specialja për persekutimin e qëllimshëm të zyrtarëve të lartë të VMRO-së ka harxhuar para nga populli edhe atë me vlerë prej 4 milion eurosh. 
 
“PPS vazhdon të punoj sipas urdhrave të LSD-së dhe ta kopjojë partinë amë kur bëhet fjalë për mospërgjegjësi, jotransparencë  dhe politikë nepotizmi. PPS shpenzoi 4 milion euro para të popullit për të punuar në persekutimin politik të zyrtarëve të VMRO-së. Ajo shpenzoi 4 milion euro për të strehuar ushtarë politikë të LDS-së, fëmijët e zyrtarëve të partisë, nipër dhe kushërinj. Tani pa turp hapin një  shpallje  që do të angazhojnë për honorare dhe paga të mëdha, ku përsëri do të jetë ndonjë nip apo bijë, ndonjë nga “Revolucioni laraman” apo ndonjë figurë të tuiterit. Edhe pse krenohen për transparencë, ata në thelb janë jotransparentë dhe nuk mundohen që t’i japin përgjigje opinionit se edhe për këtë shpallje përsëri do të punësojnë të afërm, nipër aktivistë partiakë,  figurë tuiteri apo gazetarë”,- deklaroi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.