Maqedoni
Kontingjenti i parë i ShBA-ve mbërriti në Maqedoni
28.07.2017 16:00
Ka mbërritur kontingjenti i parë i ushtarëve amerikanë në Maqedoni përmes vendkalimit kufitar Deve Bair...

300 ushtarët amerikanë me 120 automjete ushtarake, të ndarë në 6 grupe, do të marrin pjesë në stërvitjet ushtarake “Dragoon Guardian 17” në Maqedoni.
Pjesëtarët e Armatës së SHBA-ve në Evropë, së bashku me 95 ushtarët e Maqedonisë, do të realizojnë stërvitje në terren në poligonin Krivollak deri më datë 10 gusht.
Ceremonia e sotme u shoqërua nga ministrja e Mbrojtjes, Sheqerinska, kryetari i Kumanovës, si dhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli.
