Sportet e Tjera
U zhvillua kupa evropiane e 18 me radhë në atletikë
08.06.2014 17:32
Për shkak të numrit të madh të pjesmarrësve u zhvilluan nga 2 gara...
Për shkak të numrit të madh të pjesmarrësve u zhvilluan nga 2 gara edhe tek meshkujt edhe tek femrat, ku ashtu siç edhe pritej rezultate më të mira u arritën në konkurrencën elite. Tek meshkujt dominuan atletët nga Turqia, të cilët në radhët e veta kishin dy atletët më të mirë.
Arikan Pollat Kemboi triumfoi me 28 minuta 17 sekonda e 14 të qintat dhe kështu erdhi deri ke medalja e dytë e artë në karierë pas atij në vitin 2012.
Kemboi ishte më I mirë për 68 të qintat krahas bashkombasit të tij Ali Kaja, ndërkaq I treti ishte Jasin Mendur nga Franca. Duke iu falenderuar kohës më të mirë të cilën e ariti Mehmet Ajkun, turqit erdhën deri te triumfi më I mirë në konkurencë ekipore për herë të parë në historikun e tyre, para Italisë dhe Ukrainës të cilat u pozicionuan në vendet dytw dhe tw tretw.
Në konkurrencë të femrave, atletja franceze Kalvin Klemens ariti deri ke fitorja e saj e parë me rekord personal 31 minut 52 sekonda dhe 86 të qintat, para portugezeve të favorizuara Xhesika Agusto dhe Sara Moriera. Në konkurencë ekipore Portugezet ishin bindshëm më të mira me ç’rast erdhën deri te medalja e 10 jubilare e artë.
E dyta ishte Franca ndërkaq e tretë Spanja. Atletët nga Maqedonia edhe pse nuk arritën ndonjë rezultat për respekt u treguan në formë të mirë. Ndërkaq Federata e Atletikës se Maqedonisë u tregua si organizator I denjë.
ARTAN ZIBERI