Maqedoni

Spasovski: gjykata, fajtore për arratisjen e të akuzuarve

28.07.2017 16:19

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, njoftoi se përgjegjësia për arratisjen e të akuzuarve, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski...

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, njoftoi se përgjegjësia për arratisjen e të akuzuarve, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski, në rastet “Fortesa” dhe “Target” janë gjykatat.
 
Sipas tij, gjyqësori duhet të mbajë përgjegjësi për ata që lejojnë kriminelët  të ecin të lirë, njeherit duke u lënë edhe hapësirë për t’u arratisur, dhe nga ana tjetër duke mos lënë vend për veprime shtesë të organeve kompetente të MPB-së.
 
“Përgjegjësia nuk është e policisë, por kjo tregon se sa është e kalbur gjyqësia në Maqedoni. Përgjegjësia është e gjyqit, sepse iu dha kohë që të ikin. Kjo është një mesazh se duhet të fillohet me reformat në gjyqësi, të rritet përgjegjësia për veprimet”,- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Olivar Spasovski.
 
Ministri Spasovski nuk u prononcua se a ka informacione të reja konkrete për atë se deri ku ka arritur hetimi për Grujovskin dhe Boshkovskin.
 
Shoqata “Thjerrëza e gjelbër” do të ngrisë padi penale për të gjithë gjykatësit të cilët janë të përshirë në skandalin që shpiu në ikjen e të akuzuarve në rastet “Fortesa” dhe “Target” të Prokurorisë Speciale nën akuzën për përgjimin e paligjshëm dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim.
 
Shoqata pret që prokurori i ri publik në kuadër të kompetencave të tij, të marrë masat e duhura për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale.
 
GAZMEND REXHEPI