Maqedoni

Kontingjenti i parë i ShBA-ve mbërrin në Maqedoni

28.07.2017 16:32

Në Kumanovë sot gjatë një ceremonie u shënua fillimi i ushtrimeve të përbashkëta të ushtrive të Maqedonisë dhe ShBA-së...

Ushtrimet e përbashkëta me moton “Dragoon Guardian” nga sot e deri më 8 gusht do të mbahen në poligonin Krivollak.
 
“Nuk është e rastësishme që fillimin e këtij ushtrimi e shënojmë në Kumanovë, qytet i cili historikisht ka shërbyer si udhëkryq mes Maqedonisë dhe fqinjëve të saj, duke lidhur rrugët e tregtisë dhe transportit mes lindjes dhe perëndimit me veriun dhe jugun. Këto ushtrime luajnë rol të ngjashëm, lidhin ushtarët, shtete dhe rajone, në kërkim të qëllimeve tona të përbashkëta”,- tha ambasadori i ShBA-së, Xhejs Beli.  
 
“Sot jam në Kumanovë që ta shënojmë së bashku këtë aktivitet për fillimin e ushtrimeve ushtarake “Dragoon Guardian – 2017”, ushtrim i cili është fryt i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes ARM-së dhe forcave të armatosura amerikane, bashkëpunim që zgjat tashmë disa vjet”,- u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.
 
Qytetarë të shumtë patën rastin të vizitojnë armatim dhe mekanizëm ushtarak amerikan të ekspozuar për qytetarët në Kumanovë. 
 
NEXHAT AQIFI