Mançevski: VMRO e ka partizuar administratën
Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, përgënjeshtron të dhënat që qeveria aktuale po e partizon administratën...

Sipas Mançevskit, VMRO-DPMNE është ajo e cila ka bërë partizimin e administratës ngase në periudhën prej 17 tetorit deri më datën 31 të këtij viti kjo parti ka punësuar gjithsej 7 mijë e 704 njerëz, prej të cilëve pjesa më e madhe e tyre kanë qenë të angazhuar në kundërshtim me ligjin deri ne ditën e shpalljes së zgjedhjeve.
Pyes VMRO-në kush e ka partizuar administratën, numrat e tregojnë të vërtetën.
Sipas ministrit Mançevski, kryetarët e komunave të udhëhequra nga VMRO - DPMNE kanë punësuar mbi 300 persona, ndërkohë që qeveria aktuale përmes shpalljes publike të hapur për opinionin ka punësuar gjithsej 95 persona, prej të cilëve një e treta janë personel – këshilltarë personal të ministrave.
Qeveria dhe ministrat punojnë konform ligjit i cili lejon që çdo ministër të mundet të punësojë së paku tre këshilltarë nga administrata dhe tre të tjerë si bashkëpunëtorë të jashtëm, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.
