Maqedoni
Qendra për Zhvillim të Mediave, monitorim të punës së Agjencisë së mediave dhe RTVM-së
28.07.2017 18:17
Prej një janarit deri më 31 mars të këtij viti, Qendra për Zhvillim të Mediave e ka ndjekur punën e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele...

Prej një janarit deri më 31 mars të këtij viti, Qendra për Zhvillim të Mediave e ka ndjekur punën e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audio-vizuele, me prani në mbledhjet e këshillit në fjalë.
Njëherit kjo qendër i ka marrë parasysh vendimet e Agjencisë të publikuara në ueb faqen e saj, derisa përfaqësues të organizatës kanë marrë pjesë edhe në mbledhjet publike dhe ngjarjet tjera të organizuara nga trupat rregullatorë. Qendra për Zhvillim të Mediave ka ndjekur edhe punën e servisit publik radio-difuziv, përkatësisht këshillit programor të RTVM-së dhe përkundër vështirësive të shkaktuara nga puna jotransparente e Këshillit programor, shpeshherë edhe në kundërshtim me detyrimet e qarta ligjore që obligojnë mbledhjet të jenë publike.
"Qendra për zhvillim të mediave me ndihmën e programit zviceran të Agjencisë për bashkëpunim ndërkombëtar, CIVIKAL MOBILITAS, realizon monitorim të rregullt në punën e trupave që janë të obliguar për implementimin e Ligjit për punën e mediave. RTVM patjetër duhet ta revidojë rregulloren e Këshillit programor, që të përmirësohet transparenca"- thuhet nga Qendra për Zhvillim të Mediave.
Në këtë periudhë, e sidomos që nga publikimi i raportit të Pribesë, Agjencia për Shërbime Audio she Audio-vizuele dhe RTVM presin të fillojnë reformat në sferën mediale.
Monitorimi ka konstatuar edhe disa përparime në punën e Agjencisë edhe pse mbeten vërejtjet për përbërjen e këshillit dhe ndikimin politik.
GYLTENE SINANI
