Maqedoni
Udhzime për uljen e gabimeve mjeksore
08.06.2014 18:09
Ministria e Shëndetësisë me 735 udhëzime për ushtrimin e mjekësisë...

Ministria e Shëndetësisë me 735 udhëzime për ushtrimin e mjekësisë, bazuar mbi prova, synon do ti ulë gabimet mjekësore.
Minsitri i Shëndetësisë Nikolla Todorov ka beret ë ditur se udhëzimet janë një përmbledhje e rregullave të njohura ndërkombëtare dhe dispozita të hollësishme se si trajtohen mbi 730 sëmundje.
"Mjeku duhet t’ju përmbahet këtyre udhëzimeve. Mjeku mund të mos iu përmbahet udhëzimeve, por çdoherë kur t’iu përmbahet, duhet të japë sqarime dhe ta theksojë rrjedhën e mëtejshme të trajtimit", sqaroi Todorov.
Poashtu, mjekët do të kenë detyrë që t’iu shpjegojnë pacientëve se a aplikohen udhëzimet për trajtimin e tyre. Gjithashtu ata do ta mbrojnë edhe mjekun për shkak se ai nuk do të jetë fajtor nëse respektohen udhëzimet e mjekësisë në prova. Shumica e udhëzimeve tashmë janë dorëzuar në “Gazetën zyrtare”, dhe janë publikuar edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë.
