Botë
Shpërthim në Velipojë, plagosen dhjetëra njerëz
28.07.2017 19:18
Një zjarr ka shpërthyer në restorantin e një resorti turistik në plazhin e Velipojës, në qarkun e Shkodrës...

Një zjarr ka shpërthyer në restorantin e një resorti turistik në plazhin e Velipojës, në qarkun e Shkodrës, ku si pasojë janë plagosur 30 persona.
Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se tre persona janë dërguar në spital me lëndime më të rënda në trup, për shkak të shpërthimit që dyshohet të jetë shkaktuar nga bombola e gazit dhe zjarrit që ka përfshirë një pjesë të ambientit të restorantit.
Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë shkuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, zjarrfikëset, shërbimet e policisë dhe ekipet e emergjencave civile, për të bërë edhe evakuimin e banorëve rreth restorantit.
