Botë
Stuhi të mëdha ere dhe breshër në Stamboll
28.07.2017 19:40
Një stuhi e shoqëruar me shi dhe breshër e ka goditur Stambollin, si pasojë e të cilës dy persona janë lënduar...

Siç raportojnë mediat turke, stuhia ka shkaktuar ndërprerjen e transportit publik dhe ndërprerjen e fluturimeve në aeroporte.
Nga stuhi të ngjashme Stambolli ishte përfshi edhe javë më parë, duke sjellë bllokimin e Stambollit për një kohë të caktuar.
