Rastet e PSP-së, gjykatësit po keqpërdotin autoritetin e tyre

29.07.2017 13:59

Gjyqësori në Maqedoni kohëve të fundit, e sidomos me rastet e ngritura.....

Gjyqësori në Maqedoni kohëve të fundit, e sidomos me rastet e ngritura nga Prokuroaria Speciale, ka kepqërdorur dinjitetin dhe autonominë e sajë, duke u lënë hapsirë të akuzuarve për vepra kriminele, shumë shpejt të largohen nga shteti, ose të vazhdojnë keqpërdorimet e tjera.

Kështu vlerëson eksperti juridik Bashkim Sulejmani sipas të cilit Ligjërisht të dysharve për vepra të rënda kriminale detyrimisht u caktohet masa e paraburgimit. Nga momenti që paraqitet dyshimi, duhet të sigurohen edhe marrja e pasaportave dhe dokumenteve zyrtare.

Rasti i fundit me të akuzuarit në “target “dhe” fortesa” ka dëshmuar për keqpqrdorimin e miqësisë së të akuzuarve me gjyqësorin.

“Mes raporteve të prokurorisë ,gjykatës themelore,poashtu gjykatës së apelit dhe asaj supreme sic duket tani më janë në labirinthet e tyre  dhe keqpërdorin pozitat individuale duke u lënë hapësira keqbërësve që jo vetëm të zvillojnë veprimtaritë e tyre politike kriminale por akoma më tepër e ngulfasin gjyqësorin në RM”– u shpreh eksperti juridik, Bashkim Sulejmani. (Florije Beluli –Kamberi, TVM2)