Reformat në gjyqësor, pjesë e këshillit gjyqësor edhe ekspertë të huaj
Sipas Sulejmanit paralajmërimet nga Ministria e Drejtësisë për reformat....

Sipas Sulejmanit paralajmërimet nga Ministria e Drejtësisë për reformat në drejtësi në kuadër të planit 3-6-9 dhe kthimin e Kompetencave në Këshillin Gjyqësor do të ishin shpresdhënëse vetëm nëse në Këshill do të përfshiheshin edhe ekspert të huaj. Sipas këtij plani masat disciplinorë për gjykatësit do ti kthehen Këshillit gjyësor, ndërsa ligji për vërtetmin e fakteve nuk do të ishte në fuqi.
“Ne nuk shohim ndonjë shpresë apo rezultat se tani më eshte ashtu krimi i organizuar dhe veprimtaria kriminale janë në nivelin e lartë publik ,e vetmja shpresë do të jetë që në Këshillin gjyqësorë republican të emerohen edhe gjykatës me eksperienca të jashtme të cilët të gjitha gjykimet do ti bënin pa emocione dhe pa ndërlidhje politike dhe kriminale” – tha eksperti juridik, Bashkim Sulejmani.
Ndryshe, qeveria e re ka paralajmëruar reforma në sistemin e drejtësisë dhe për këtë qëllim ka inicuar shkarkimin e krye prokurorit Marko Zvërlevski, por shkarkimi i tij është bllokuar nga debati i dhjetë grupeve parlamentare të VMRO-DPMNE-së, ndërsa vet Zvërlevski ka refuzuar të jap dorëheqje. Kjo po i vonon reformat ka deklaruar dit më pare kryeminsitri Zoran Zaev. (Florije Beluli –Kamberi, TVM2)
