Koçani, 42 vjeçari vret të dashurën dhe vetëvritet

29.07.2017 15:44

Një person i moshës 42 vjeçare mbrëm rreth orës 19 ka vrarë të dashurën e tij 24 vjeçare....

Një person i moshës 42 vjeçare mbrëm rreth orës 19 ka vrarë të dashurën e tij 24 vjeçare, ndërsa më pas ka vrarë edhe veten.

Incidenti ka ndodhur në rrugën Aleksandri i Maqedonisë në Koçani, përkatësisht në banesën ku vajza jetonte me qira.

Trupat e pa jetë me të shtëna armësh në kokë i ka gjetur shoku i vajzës, ndërsa më pas ka arritur edhe policia, e cila ka konfirmuar se janë gjetur dy trupa të pa jetë, me çlag në kokë, ndërsa janë gjetur edhe katër gëzhoja gje një pushkë automatike, me të cilën mendohet se është kryer vrasja dhe vetëvrasja.

Trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion, ndërsa policia po heton shkaqet e incidentit. Por besohet se vrasja ka ndodhur për shkak të tradhtisë.