Botë

Kapet në Vlorë gjysëm ton kanabis sativa

08.06.2014 18:11

Gjatë një operacioni të koduar me emrin “Weekend, Policia shqiptare e qytetit të Vlorës...

Gjatë një operacioni të koduar me emrin “Weekend, Policia shqiptare e qytetit të Vlorës sekuestroi mbrëm 500 kg kanabis sativa”. 
 
Me këtë rast janë arrestuar tre persona të dyshuar si organizatorë të trafikut. Sekuestrimi i drogës u bë në afërsi fshatit Kuç, ku policia ndaloi automjetin me të cilin po transportohej lënda narkotike. Sasia e drogës ishte fshehur në dyshemenë e automjetit të ndaluar.
 
Droga vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Italinë. Poashtu në, një aksion tjetër 63.5 kilogram marijuana janë kapur në Kakavijë çoi në arrestimin e dy shtetasve grekë, Panajotis Markopoulos dhe Anastasia Vogiatzi. 
 
Ata janë muzikantë dhe kishin hyrë nëpërmjet pikës kufitare të Qafëbotës në Sarandë para dy ditësh, pasi ishin të ftuar për të kënduar në një disko të qytetit bregdetar.