VMRO-DPMNE, opozita nuk po trajtohet si duhet, LSDM, VMRO-DPMNE po bën obstruksione
VMRO-DPMNE u ankua sot se LSDM nuk po e trajton si duhet opozitën...

VMRO-DPMNE u ankua sot se LSDM nuk po e trajton si duhet opozitën dhe këtë qëndrim e bazuan në atë se nuk u pranua asnjë amandament nga 706 sa kishin propozuar deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe partnerët e koalicionit.
Sipas depoutetit Dragan Danev nga VMRO DPMNE komisioni ka arritur të shqyrtoj vetëm 62 amandamente për shkak të replikave të deputetëvce të LSDM-së, të cilat ai i quajti të pakuptimta.Sjellja e këtillë e LSDM-së sipas tij e arsyeton formimin e 10 grupeve parlamentare të këtij koalicioni.
“Vlerësojmë se kemi vepruar me të drejtë dhe para kohe e kemi paraparë sjelljen e këtillë të LSDM-së dhe si rezultat I kësaj u formuan dhjetë grupet parlamentare, të cilat kanë për qëllim të përmirësojnë kualitetin e debatit në institucionin liugjvënës por edhe të pengohen të gjitha tentimet e shumicës parlamentare të udhëhequr nga LSDM që ta hesht opozitën dhe ti implementojë politikat e saja të dëmshme” – tha Dragan Danev nga VMRO DPMNE.
Por në reagimin e LSDM-së thuhet se opinion e ka identifikuar dyftirësinë, destruktivitetin dhe bllokimin e kuvendit nga ana e VMRO-DPMNE-së e cila po tenton ti bllokoj reformat e planifikuara, për të cilat votoi shumica e qytetarëve, të cilat sjellin rroga më të larta, vende të reja të punës, institucione të pavarura dhe jetë më të mire për të gjith.
“Derisa Dragan Danev akuzon për bllokada, pikërisht ai dhe kolegët partiak në Kuvend, në çdo mënyrë përpiqen ta obstruojnë punën e Kuvendit dhe trupave kuvendore. Nëpërmjet formimit të dhjetë grupeve parlamentare, nëpërmjet parashtrimit hipokrit të mbi 700 amandamenteve për buxhetin, të cilat VMRO-DPMNE i refuzonte menjëherë derisa ishte në pushtet dhe nëpërmjet sjelljes skandaloze të kryetares së Komisionit për Financa dhe Buxhet nga rradhët e tyre, VMRO-DPMNE dëshmoi se nuk I interesojnë qytetarët, port ë kujdeset vetëm për interesat partiake”, thekson LSDM , sipas të cilës qytetarët janë lodhur nga politikat destructive të VMRO-DPMNE-së.
Por edhe përkundër bllokadave LSDM premton se shumica paralamentare do ti plotësojë premtime ndaj qytetarëve. (Gyltene Sinani, TVM2)
