Nisma “Liri për viktimat e Grujovizmit” kërkon amnesti për 2500 të burgosur
Nisma qytetare Liri për viktimat e Grujovizmit....

Nisma qytetare Liri për viktimat e Grujovizmit, kërkon amnesti për 2500 të burgosur të ciliët ishin arrestuar gjatë qeverisjes 10 vjeçare të VMRO-DPMNE-së. Përfaqësuesit e kësaj nisme dhe familjarë të personave të burgosur theksojnë se kur u arrestua Bajrush Sejdiu paraburgimet zgjasnin deri në 40 muaj për çka edhe Strazburgu vlerësoi se është shkaktuar tortur, derisa për të akuzuarit nga PSP nuk po shqiptohet masa e paraburgimit edhepse veprat janë shum më të rënda. Para 19 ditësh kjo nismë I ka dorëzuar kuvendit propozimligj për amnesti dhe kryeparlamentari të njejtin ua ka ndarë të gjtih deputetëve, prandaj nga kjo nismë presin që propozimligji të miratohet, në mënyrë që të vendoset drejtësia për të gjith.
“Derisa të bëhen reforma në gjyqësi dhe revidime të vendimeve gjyqësore të mundësohet amnestim, siç është sqaruar në propozimligj. Nëa të mënyrë nuk do të cënohet liuria e personit të tretë, pasi do të mundësohet personat e njejtë të vazhdojnë me shërimin e tayre , pasi ka persona me 90% shikim të dëmtuar, ka persona që shërohen nga kanceri, ka të burgosur që shërohen nga gurët në veshkë, apo idhëz” – tha Meri Nikollova nga “Nisma Liri për viktimat e Grujovizmit”.
Familjari i të burgosurit Ismail Axhamit, sqaroi se ai është arrestuar në orën tre të mëngjesit dhe qëndron në burg për vepër që nuk e ka kryer, ndërsa ngarkohet me akuzën për vepër terorizëm dhe është dënuar me burg të përjetshëm. Prandaj siç u tha kjo familje kërkon drejtësi jo amnesti.
“Gati dhjetë vite ne kërkojmë drejtësi. Meqë deri më tani nuk kishte drejtësi, meqë kishim një qeveri të tillë e cila nuk pranonte asnjë dokument por sa më shumë dënime të bëj dhe sa më shumë para të mbledh. Ne si familjarë zgjodhëm të kërkojmë amnisti” – u shpreh Jetullah Qerimi, familjar.
Ata njëherit theksuan edh emungesën e kushteve në burgjet e vendit, prandaj për këtë nismë kërkuan mbështetje edhe nga kryeminsitri Zoran Zaev. (Gazmend Rexhepi, TVM2)
