Organizata “No Pasaran” dhe “KESLM”, kërkohët ndrishym i ligjit për përmbarim
Organizata “No Pasaran” dhe Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë....

Organizata “No Pasaran” dhe Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë kërkojnë nga deputetët që menjëherë të thërrasin seansë për ndryshimin e Ligjit për përmbarim.
Sipas Ana Gligorova nga No pasaran Përmbaruesit privat po pasurohen nga xhepi i qytetarëve kur borxhi prej 1 mijë apo 2 mijë denarë kalonë në 10 gjegjësisht 20 mijë denarë.
Një dit mund të shohim ndonjërin nga përmbaruesit në top listën e e njërëzve më të pasur Maqedon në botë thonë nga “No Pasaran”. Ky ligj ishte miratuar nga qeveria paraprake dhe implementohet akoma.
“Menjëherë të thiret seansë në të cilën njëra nga pikat kryesore të ditës do të isht ëligji për përmbarim në të cilin ne kërkojmë të kthehet ligji i njejtë si para dhjetë viteve kur ata ishin nënpunë shtetërorë dhe punonin për pagë dhe jo si përmbarues privat.Këtu bëhet fjalë për pasurim ,që nuk korespodon me karakterin social të RM-së ku ajo sipas ushtetutës është e definuar si shtet social” – tha Ana Gligorova nga Organizata “No Pasaran”.
Përmbaruesit kanë përkrahje të madhe nga sistemi gjyqësor përmes së cilit në cdo lëndë marrin pjesë noter,avokat të cilët kërkojnë suma të larta të të hollave. “Apelojmë që qëveria me seriozitet të kuptojë apelin tonë dhe mënjëherë të ndërpriten këto bllokada dhe me dekret të debllokohen llogaritë,të krijohet Komision për revision për këtë plackitje që po i bëhet popullit” – u shpreh Marijan Ristevski nga Konfederata e sindikatave të lira.
Ata gjithashtu kërkuan nga Oda e noterëve të Maqedonisë ,sic thanë të se të mos fshehin punën e kriminale të disa noterëve por të kujdesen për zbatimin e ligjit për notariat . Ata paralajmërojnë se nëse Qeveria nuk ndërmmer masa puntorët do të organizohen për të zgjidhur këtë problem. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
