Politikat ekonomike të qeverisë, ndryshime në modelin e subvencionimit
Qeveria planifikon ndryshimin e modelit të subvencionimit....

Qeveria planifikon ndryshimin e modelit të subvencionimit të ndërmarrjeve të huaja edhe atyre vendore.
Me modelin e ri në pjesën e investimeve kapitale priten të barazohen kushtet për investitorët e huaj dhe vendorë me qëllim që përfitimi të ruhet në vend dhe jo të shpërndahet jashtë. Planifikohet që investitorët do të marrin ndihmë shtetërore varësisht prej rrogës që do t’ua paguajnë punëtorëve.
Me rishikimin e Buxhetit, Qeveria ka përgjysmuar paratë për tërheqjen e investimeve të huaja. Agjencia për investime të huaja do të ketë në dispozicion vetëm 3 milionë euro, nga 5,7 milion të parashikuara më parë. Do të ketë ndryshime edhe tek modeli për promotorët ekonomik ku në vend të tyre qeveria planifikon të dërgojë atashe ekonomik në të gjitha ambasadat e Maqedonisë në botë.
Menderes Kuçi nga Oemvp përshendeti inicijativën siç tha ai për shkurtimin e projekteve jo productive të cilët nuk kanë dhënë rezultat.
“Nëse meret si reper numri I promotoreve që kemi pas dhe shpenzimet që janë bërë lidhur me promocionet e vendit tonë në këtë fushë, ne e kemi diskfalifikuar këtë çështje shumë heret kemi thënë se këto mjete që po derdhen nuk japin rezultatet e duhur këtë shumë mirë e ka kuptuar qeveria e re dhe ne si biznes e përshendesim një iniciativë të tillë për shkurtim të mjeteve sepse janë joproduktive aq më teper kur dëgjuam se me këto mjetë është abuzuar duke favorizuar disa nga kompanitë dhe disfavorizuar tjerat në planin e investive të huaja duke përjashtuar këtu komplet biznesin e vendit I cili nuk ka qenë aspak i përfillur” – tha afaristi, Menderes Kuçi.
Kuçi përshëndet edhe inicijatinev e qeveresi në lidhje me kthimin e TVSH-së. Ai thotë se biznesi vendor është I interesuar me të vertet të sheh benefitet e TVSH e cila do të orientohen pastaj në investime kapitale.
“Degjuam edhe premtimin tjeter se do të fillohet të implementohet ajo që është kërkuar nga biznesi. Pa shumë procedura pa shum lutje të kthehet TVSH-ja , element ky që është shumë I rëndësishëm për biznesin sepse është një kreditim pa kamata ,gjegjësisht në anën tjeter edhe disa mjete që mbeten shtesë që qeveria nuk do ti paguaj në emer të kamatave negative për të” – u shpreh afaristi, Menderes Kuçi..
Sipas të dhënëve qeveria në nivel vjetor inkason afër 1 miljard eruo nga TVSH, mirëpo afro 300 miljon euro ka TVSH- të papaguar në drejtim të shtetit dhe këtë qeveria e re pritet ta ndryshojë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
