Qeveri: Miratohet memorandumi, linja të reja për gaz natyror, Maqedoni- Bullgari

29.07.2017 18:47

Qeveria e Maqedonisë miratoi Memorandumin...

Qeveria e Maqedonisë miratoi Memorandumin për bashkëpunim në fushën e gazit natyror ndërmjet Minsitrisë së Ekonomisë të Maqedonisë dhe Minsitrisë së Energjetikës të Bullgarisë.

Lidhur me këtë, siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, është autorizuar ministry i Ekonomisë ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

“Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë ndërmjet sy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, njofton shërbimi për informim i qeverisë.