Sulmuesi i Hamburgut ishte i njohur si islamist radikal
29.07.2017 19:50
Njeriu që vrau një qytetar dhe lëndoi gjashtë të tjerë....

Njeriu që vrau një qytetar dhe lëndoi gjashtë të tjerë në një sulm me thikë në një qendër tregtare në Hamburg ishte i njohur si islamist radikal.
“Ai njihej të ishte i tillë, por jo xhihadist”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Andy Grote, duke theksuar se nuk ka dyshime të ketë crregullime mendore. Sulmuesi, një azilkërkues i refuzuar, i lindur në Emiratet e Bashkuara Arabe, sulmoi konsumatorë të rëndomtë të premten.
Policia ka thënë se ai sulmin e ka kryer i vetëm dhe është ndaluar nga forca e qytetarëve që gjendeshin në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.
