LSDM:VMRO 11 vite ka partizuar administratën, VMRO: PSP po angazhon eksponent partiak

30.07.2017 14:23

Qeveria e shkuar ka keqpërdorur administratën shtetërore...

Qeveria e shkuar ka keqpërdorur administratën shtetërore duke e partizuar skajshmërisht atë, vetëm nga tetori i vitit 2016, deri në maj të këtij viti, qeveria e VMRO-DPMNE-së ka angazhuar mbi 7700 persona në administratë, njofton LSDM.

Me planin 3-6-9, qeveria e re e drejtuar nga LSDM, ka filluar procesin e reformave thelbësore të cilat do të sigurojnë institucione efikase dhe profesionale thonë nga LSDM.

“VMRO-DPMNE, 11 vite me radhë i ka keqpërdorur institucionet dhe ka partizuar shtetin duke shëndrruar kështu maqedoninë në shtet të kapur.Vetëm për disa muaj, nga tetori i vitit 2016, deri në 31 maj të këtij viti, qeveria e drejtuar nga VMRO-DPMNE, ka angazhuar mbi 7700 persona në administratën shtëtrore, ndërkaq nga 1 qershori deri më sot, në komunat të cilat janë në kontrollin e VMRO-DPMNE-së, janë punësuar më shumë se 300 persona” - Bllagoj Boçatrovski nga LSDM.

Nga ana tjetër VMRO-DPMNE, ka akuzuar LSDM-në për punësime partiake në PSP.

“PSP me buxhet vjetorë prej 4 milion euro, për të cilat nuk ka informacion se si i shpenzon po i rehaton eksponentët partiak të LSD-së.Me parat e tilla mbulohet punësimi i Bernisa Rahiq, vajza e Esat rahiq, ish funkcioner i LSD-së, Katerina Rambabova, vajza e kandidatit për deputet të LSD-së,Mile Trajkovski, këshilltarë i LSDM-së në Pallankë, Gjorgji Kamçev i cili sipas informacioneve të publikuara ka marrë pjesë në protestat e revulucionit të larëm” – tha Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.

Këta të punësuar do të  kenë për qëllim ti njollosin kuadrot dhe funkcionerët e tyre-së thonë nga VMRO-DPMNE.