”Dragon Guardian 17”, stërvitje e ARM-së dhe ushtrisë amerikane
Në Maqedoni ka filluar stërvitja ushtarake ”Dragon Guardian"....

Në Maqedoni ka filluar stërvitja ushtarake ”Dragon Guardian”, ku po marrin pjesë treqind ushtarë amerikanë. Kjo është pjesë e ndihmës amerikane dhe të NATO-s për përgatitjen e ushtrisë së Maqedonisë për anëtarësim në Aleancën Veriatlantike.
Stërvitja Dragon Guardian 2017, do të mbahet në poligonin ushtarak Krivollak, ndërsa gjat këtij qëndrimi në Maqedoni ushtarët amerikanë po bëjnë edhe prezentimin e pajisjeve ushtarake nëpër, në sheshet e qyteteve.
Të shtunën ata u prezentuan në Sheshin e Kryeqendrës, ndërsa prezentimi këtë të diel vazhdon para gjimnazit “Koço Racin” në Veles dhe në stadiumin e qytetit në Shtip.Gjat prezantimit në Shkup, qytetarët patën mundësinë të shohoin nga afër automjetet ushtarake dhe pajisjet e Armatës amerikane dhe ARM-së, por u organizua edhe sesion fitnesi, apo garë për më të rinjtë, rrugicë me pengesa, si dhe ndeshje miqësore në futboll ndërmjet ekipeve të ARM-së dhe Armatës së SHBA-ve. Stërvitja e përbashkët e ARM-së dhe Forcave të SHBA-së “Dragoon Guardian 17” e cila mbahet deri më 10 gusht, ka për qëllim forcimin e procedurave operative standarde të njësive nga përbërja e ARM-së dhe përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.
Të premten nëpërmjet vendkalimit kufitar Deve Bair kanë hyrë 300 pjesëtarë të ushtrisë amerikane në Evropë, me autokolona të përbëra nga rreth 120 automjete. (Gyltene Sinani, TVM2)
