Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së, largohet Mijallkov emrohet “Batman”, LSDM, VMRO nuk mund të demokratizohet me Gruevskin

30.07.2017 15:51

VMRO-DPMNE në mbledhjen e fundit ka bërë disa ndryshime në Komitetin ekzekutiv...

VMRO-DPMNE në mbledhjen e fundit ka bërë disa ndryshime në Komitetin ekzekutiv.  Anëtarë të Këshillit Ekzekutiv të partisë së Nikolla Gruevskit nuk do të jenë më disa nga bashkëpunëtorët e tij si: Vlladimir Peshevski, Emill Dimitriev, Zoran Stavreski, Gordana Jankullovska, Mile Jnaakieski, Martin Protoger dhe Sasho Mijallkov.

Ky i fundit njoftoi se dorëhiqet nga të gjitha funksionet partiake për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij në lëndët e PSP-së.

Me ndryshimet e djeshme u përfshi edhe posti i sekretarit të përgjithshëm Emil Dimitriev, në ven të të cilit u zgjodh Hristian Mickovski. 

Në mesin e emrave të rinjë në komitetin ekzekutiv të VMRO-së u përfshie dhe Bogdan Ilievski-Batman, i cili njihet me protestat kundër platformës së partive shqiptare, të cilat rezultuan me incidentet e dhunshme në kuvend.N ga VMRO besojnë se ndryshimet në komitetin ekyekutiv do ti sjellin fitore kësaj partie në zgjehdjet e ardhëshme.

Ky koncept i kombinimit edhe më njerëz të ri edhe me njerëz me përvojë u votua nga Komiteti qendror në të cilin ka persona me përvojë të gjatë në funksionimin e partisë. Ne presim që Komiteti i ri Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së vetëm do të paraqesë një moment të mirë në atë që konsiderohet si  kthim i VMRO-DPMNE-së përsëri në pushtet” – tha Marjan Dodovski nga VMRO-DPMNE.

Por LSDM ka vlerësuar se edhe përkundër ndryshimeve demokratizimi i VMRO-DPMNE-së nuk mund të ndodhë me Nikolla Gruevskin në krye të partisë.

“Njeriu që për dhjetë vjetorin e qeverisjes si kryeministër i Maqedonisë e bëri Maqedoninë shtet të kapur dhe i cili shpesh barazoi partinë me shtetin, për çka jemi kritikuar edhe nga të gjithë institucionet relevante evropiane, nuk mund ta demokratizojë partinë e tij” – u shpreh  Bllagoj Boçvarski nga LSDM.    

Sipas partis së kryeminsitrit Zoran Zaev, VMRO-DPMNE-së opozitare i nevojiten reforma të thëlla të cilat nuk mund të bëhen brenda natës. (Gyltene Sinani, TVM2)