Botë

Zgjehdje parlamentare në Kosovë

08.06.2014 18:16

Qytetarët e Kosovës sot u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të kuvendit.

Qytetarët e Kosovës sot u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të kuvendit. Në orën 7 të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së Valdete Daka. 
 
Disa nga qytetarët që kanë dalur sot për të votuar shpresojnë se përbërja e re kuvendore do të jetë më konsekuente në punë e disa shpresojnë edhe për ndryshime.
 
Të drejtën e votes e kanë shfrytëzuar edhe krerët e partive politike dhe  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila ka vlerësuar se Këto zgjedhje përcaktojnë shkallën demokratike të Kosovës.
 
Prokuroria dhe policia e Kosovës kanë bërë të ditur se procesi I votimeve në përgjithsi është zhvilluar pa ndonjë parregullsi të theksuar. Për mbarvajtjen e procesit policia e Kosovës ka angazhuar rreth 5 mij pjestarë të sajë ndërsa Prokuroria ka mobilizuar në teren 100 prokuror dhe 300 pjestarë të stafit mbështetës.
 
Zgjedhjet zhvillohen në 38 komuna të Republikës së Kosovës, përfshi edhe komunat me shumicë serbe , ndërsa në regjistrin e votuesve janë evidentuar 1 milion e 782 mijë e 454 persona.
 
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve priten rreth mesnatës.Zgjedhjet po monitorohen nga mbi 40 mij vëzhgues të akredituar, përfshi edhe 80 vëzhgues të BE-së, vlerësimi i të cilëve ka qenë pozitiv për procesin e sotëm zgjedhorë. 
 
NAIM SINANI