Australi, parandalohet një plan terrorist
Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka bërë të ditur se......

Kryeministri australian, Malcolm Turnbull, ka bërë të ditur se policia ka parandaluar një plan terrorist që kishte qëllim rrëzimin e një aeroplani.
Policia ka filluar bastisjen në zonën e Sidney dhe kanë arrestuar katër persona. “Natën e kaluar është zhvilluar një operacion i madh kundërterrorizmit, për të ndërprerë një plan terrorist, i cili kishte cak rrëzimin e një aeroplani”, u ka thënë kryeminsitri Turnbull gazetarëve.
“Operacioni është duke vazhduar edhe sot”, ka shtuar tutje ai.
Komisioneri i Policisë Federale në Australi, Andrew Colivn, ka thënë se detajet janë ende të paqarta rreth asaj se ku ka qenë vendi dhe koha e saktë e sulmit të planifikuar.
Policia ka thënë se asnjëri nga katër të dyshuarit, nuk është akuzuar ende, dhe identitetet e tyre nuk është bërë i ditur.
