Tetovë, sulmohen fizikisht tre polic

30.07.2017 17:49

Tre policë nga Tetova janë sulmuar fizikisht mbrëmë gjatë legjitimimit të dy qytetarëve....

Tre policë nga Tetova janë sulmuar fizikisht mbrëmë gjatë legjitimimit të dy qytetarëve.

Sic njofton MPB, rreth ores dy  pas mesnate në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, policët nga stacion policor në Tetovë fizikisht janë sulmuar nga personat M.M 26 vjeç dhe I.A 28 vjeç, të cilët janë të njohur për kryerjen e më shumë veprave penale.

Zyrtarët policor, kanë kërkuar që persoat në fjalë të legjitimohen dhe të nxjerrin gjithçka që kanë në xhepa. Më pas M.M. ka filluar të bërtas dhe fizikisht ka sulmuar njërin nga policët.

Pasi kanë reaguar edhe dy zyrtarë të tjerë policor, personat në fjalë janë shoqëruar në stacion policor në Tetovë. Nga MPB po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit.