Falë njerëzve me zemër të madhe familja Beqiri arrinë të operojë djalin
Zemra e prindit gjithmonë rreh dhe jeton me dashurinë e madhe për fëmijën...

Siç e shihni jemi sërish te familja Beqiri në Rahovic kemi ardhur për të shprehur sihariqin dhe lajmin të gëzuar që ka kjo familje. Djali i tyre Isa tashmë është bërë operacion dhe pritet ti kthehet drita e syrit.
Zemra e prindit gjithmonë rreh dhe jeton me dashurinë e madhe për fëmijën. Sot më mirë se kurrë është gëzuar shpirti dhe zemra e këtij prindi i cili arriti t’a realizon dëshirën e flaktë – t’a operon syrin e djalit e t’ja kthen shikimin për t’a parë e për t’ju gëzuar lindjes dhe përendimit të Diellit.
Para kamerës së TVM2 Nasuf Beqiri, babai i Isës , i ngazëllyer nga operimi i sukseshëm dhe nga ndihma që i është ofruar nga njërëzit human që janë kudo, ai falemnderon nga zemra që i mundësuan t’a përjetojë lindjen e tij për së dyti herë.
“Ditë më të lumtur që e bëra djalin operacion ska, që ta shikoj veten e vet dhe të luaj me lodrat fëmijërore, më i gëzuar nuk kam qenë asnjëherë. I falënderoj të gjithë shqiptarëve muslimanëve, që më kanë respektuar për këtë fëmijë, që më kanë ndihmuar. Telefonatën e parë ma bëri Albërim Kamberi nga Struga, ai më tha unë do të ndihmoj, thash paska dashamirës që mendojnë, pastaj vazhduan telefonatat e tjera prej mërgimtarëve prej këtu” – tha Nasuf Beqiri, prindi i djalit të operuar, Isa Beqiri.
Apelet për ndihmë të prindërve Beqiri depërtuan në çdo vesh dhe në çdo shtëpi, nuk pati familje që nuk ndjehu dhëmbshuri kur panë Isën në atë gjendje të gjithë vrapuan për ti ndihmuar dhe për tu përballur më këtë sprove sëbashku. Të rikujtojmë thirrjet e tyre para 1 muaji e gjysmë.
“Më janë ndërprerë të gjitha shpresat edhe në punë kur shkoj pak të më shkoj mendja te fëmija, menjëherë më humbet vullneti për punë, nuk më jetohet” – thoshte babai i Isës, Nasuf Beqiri.
“Kah eci vetëm qaj, kur i shoh këto them ky fëmijë a do të më bëhet për të ec” – ishte shprehur nëna e Isës, Resmije Beqiri.
Të mirat kanë filluar nga e mbara tek kjo familje. Një bëmirës ka sigurar tokë që fëmijët e Nasuf Beqirit që edhe ata të mund të kapen për dore me bashkëmoshatarët e vet në shkollë.
“Ishte këtu, erdh e pa fëmijën, tha me çka punon, ja tregova rastin, po fëmija në shkollë dimrit ku do shkojnë? Poshtë thash pa shkollë do rrin, thash çka të bëj, ai ishte menduar dhe më telefonoi sërish dhe më tha e kam bërë nijet të ta blej një vend, në Shkup ma ka blerë një vend” – rrëfen Nasuf Beqiri.
Isa i cili ka lindur ditën e pavarsisë së shtetit shqiptar uruam të bëhet atdhedashës ashtu siç e ka emrin dhe të mbrij majat më të larta të suksesit. (Rina Turkeshi, TVM2)
