VMRO-DPMNE nuk do ta mbështes marrëveshjen me Bullgarinë

30.07.2017 18:55

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështes marrveshjen për fqinjësi të mire me Bullgarinë...

VMRO-DPMNE nuk do ta mbështes marrveshjen për fqinjësi të mire me Bullgarinë kur ajo do të sillet për miratim në Kuvend.

Kështu ka vendosur mbrëm Komiteti Qëndror i kësaj partie, i cili njëherit vlerëson se është mire të nënshkruhet marrveshje për fqinjësi të mire me Bullgarinë, për shkak të përforcimit të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe gjithsesi për shkak të paralajmërimit të Bullgarisë se më fuqishëm do ta mbështes rrugën e Maqedonisë për anëtarësim të plotë në NATO dhe BE.  

Për këto arsye edhe VMRO-DPMNE derisa ishte në pushtet disa vite ka zhvilluar bisedime për harmonizimin e tekstit të marrveshjes, aktivitet që kishte përfunduar përveç disa çështjeve për të cilat nuk ishte arritur marrveshje dhe po kërkohej zgjidhje e pranueshme për të dyja palët, deri në momentin e vendosjes së qeverisë marionetë në Maqedoni, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

Vërejtjet e VMRO-së kanë të bëjnë me mospranimin e gjuhës maqedonase, të cilën siç thuhet Bullgaria e trajton si dialect të sajë, apo ndryshimin e librave të histories në Maqedoni, përkatësisht të thuhet se dy vendet kanë histori të përbashkët, që çon te ajo se maqedonasit janë komb I krijuar në vitin 1944.

Prandaj nga VMRO-DPMNE thonë se në kushte të këtilla nuk dëshirojnë ta ndajnë përgjegjësinë me LSDM-në, prandaj nuk do ta mbështesin marrveshjen.